Kolegji i Posaçëm i Apelimit administroi të martën prova të reja nga institucionet publike, si pjesë së procesit të rihetimit të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit
Ish-gjyqtari Tom Ndreca humbet apelin e shkarkimit nga detyra
Kolegji i Pavarur i Apelimit vendosi të enjten në dhomë këshillimi dhe me vota unanime lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit për Ndrecën, i cili u shkarkua për pasuri të padeklaruara dhe fshehjen e dënimit të kunatit.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Trenova
Trupa gjykuese e KPA vendosi në dhomë këshillimi kundër apelit të ish-prokurorit Gentian Trenova, duke lënë në fuqi vendimin e KPK-së që e shkarkon atë.
Kolegji i Apelimit rihap hetimin për gjyqtarin Edmond Islamaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e Komisionerit Publik për hapjen e hetimit gjyqësor ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, ndërsa shtoi së ndaj subjektit kanë ardhur dhe 4 denoncime të reja pas vendimit të konfirmimit në detyrë.
Kolegji shqyrton apelimin e Komisionerit Publik ndaj gjyqtarit Edmond Islamaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese shqyrtoi të hënën në seancë dëgjimore ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj.
KPA konfirmoi mes debateve procedurën e shkarkimit të ish-gjyqtarit Fatmir Hoxha
Shumica e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i dha të drejtë KPK-së për shkarkimin e Fatmir Hoxhës, duke konsideruar vendimin të argumentuar ligjërisht dhe gjetjet e hetimit si shkarkuese dhe procedurën të zbatuar, në përputhje me ligjin. Gjyqtarja Ina Rama në pakicë arsyetoi se vendimi kishte shkelur të drejtat e ish-gjykatësit kushtetues.