Komisioneri Publik ankimoi konfirmimin nga KPK të prokurorit Arban Dollapaj, duke kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimi të rihetonte pasurinë e tij. Komisioneri thotë se kishte marrë dy denoncime të reja, ndërsa pretendon se hetimet e KPK-së nuk ishin të plota.
Denoncim i ri ndaj Gentjan Osmanit, Komisioneri Publik apelon vendimin e konfirmimit
Një denoncim i ri sipas Komisionerit Publik i paraqitur në nëntor vë në dyshim figurën dhe profesionalizmin e prokurorit Gentjan Osmani. Komisioneri Publik ankimoi në KPA vendimin për konfirmimin e Prokurorit të Krimeve të Rënda, duke kërkuar shkarkimin e tij. Konfirmimi nga KPK u kundërshtua edhe prej ONM.
Komisioneri apelon prokurorin Besnik Muçi, probleme me huatë dhe tokë bujqësore e padeklaruar
Komisioneri Publik arsyeton se huatë dhe kursimet e Prokurorit të Krimeve të Rënda Besnik Muçi nuk ishin të provuara e për pasojë të ardhurat e tij duhej të konsideroheshin të pajustifikuara. Në kërkesën për të ndryshuar vendimin e KPK-së, komisioneri thotë se toka bujqësore e përfituar nga e shoqja duhej të konsiderohej “mosdeklarim”.
Komisioneri Publik kërkon në Apel shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj
Pas rekomandimit të ONM, edhe Komisioneri Publik i cilëson kontradiktore arsyetimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për pasuritë e gjyqtarit Artur Malaj-përfshirë edhe vilën 3-katëshe në Vlorë për të cilën Komisioneri thotë se “është e paqartë se kush, kur dhe pse u ndërtua”.
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Zaganjorit: “Shmangu tatimet, nuk justifikon pasurinë”
Komisioneri Publik vendosi të apelojë vendimin për konfirmimin në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, duke i kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e tij. Bazuar në vërejtjet e ONM-së dhe gjetjet e tij, Komisioneri thotë se, ndryshe nga KPK, doli në përfundmin se Zaganjori ngel në kriterin e pasurisë dhe […]
Komisioneri Publik ankimon “hetimin e paplotë” në rivlerësimin e gjyqtares Kosova
Komisioneri Publik kontestoi hetimin pasuror të KPK-së për gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova, duke argumentuar se pjesë e verifikimeve duhej të ishin bërë edhe likujditetet e familjarëve të saj.