Ish-gjyqtarja Eneida Civici akuzoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se kishte cenuar të drejtat e saj dhe të bashkëshortit gjatë procesit të rivlerësimit. Kolegji vendos largimin për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë.
Korrupsioni
Skeda e pasurisë së deklaruar –Pelivan Malaj –Prokuroria e Apelit Vlorë
Prokurori i Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Evelina Qirjako kërkon pezullimin e gjykimit për statusin në Kolegj
Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako kërkoi pezullimin e procesit në KPA, derisa Gjykata Administrative e Apelit të dalë me një vendim për statusin e saj të magjistratit.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Adriano Dyrmishi –Prokuroria e Tiranës
Prokurori Adriano Dyrmishi i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2010 deri në fund të vitit 2017.
Gjyqtarja e Apelit Shkodër, Valbona Vata përballet me vetingun
Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan mungesa burimesh financiare për pagesën e një kësti të një apartamenti në Tiranë dhe vonesa në arsyetimin e vendimeve. Gjyqtarja Valbona Vata kërkoi që analiza financiare të kryhej së bashku me anëtarët e familjes së origjinës dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Kolegji lë në fuqi ndalimin 15-vjeçar për ish-gjyqtarin Agim Bendo
Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës, Agim Bendo u ankua në KPA ndaj vendimit që i ndalon atij rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, por Kolegji e cilësoi të drejtë vendimin e KPK-së.






