Gjyqtarja e Gjykatës së Fierit, Arta Duka do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare përgjatë viteve 2010-2016.
Korrupsioni
KPA: ‘Mundësi inekzistente” që Shahini të mos njihte personin me precedentë penalë
Kolegji rrëzoi pretendimet e prokurorit Çlirim Shahini për shkelje të procedurës, ndërsa konfirmoi vendimin e KPK për shkarkimin e tij dhe vlerësoi të drejta gjetjet e Komisionit për deklarim të rremë, kontakte të papërshtatshme dhe në cënim të besimit të publikut te drejtësia.
Vendimi i KPA: Justifikimet e Pekës për kursimet cash bien ndesh me detyrimet e tij
Në vendimin e zbardhur, Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon pretendimet e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka për deklarimet e kursimeve në cash dhe vendos shkarkimin e tij për deklarim të paplotë dhe të pasaktë.
Ish-gjyqtarit Astrit Haxhialushi i ndalohet rikthimi në drejtësi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerësoi se kur ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës dha dorëheqjen nga detyra, duhej të kishte konsideruar edhe pasojat juridike që do t’i sillte në vijimësinë e karrierës.
Kolegji gjen probleme në hetimin e KPK për ish-prokurorin Ferdinad Elezi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i tërhoqi vëmendjen KPK-së për hetimin e cekët ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi, por e ka vendimin e shkarkimit në fuqi me shumicë votash.
Prokurori i Tiranës, Adriano Dyrmishi kalon me sukses vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në unanimitet kofirmimin në detyrë të prokurorit Adriano Dyrmishi.






