Anëtari i KLP-së, Besnik Cani i kërkoi Kolegjit të ndërpritej procesi ndaj tij për shkak të një padie në Gjykatën Kushtetuese për verifikimin e mandatit të 2 anëtarëve të Kolegjit dhe një procedimi penal të filluar nga SPAK. Kërkesa u rrëzua dhe palëve iu kërkua të përgatisin konkluzionet përfundimtare.
Korrupsioni
Problemet në blerjen e apartamentit i kushtuan karrierën gjyqtares Marjana Velçani
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh të ligjshme për blerjen e një apartamenti në Berat dhe një makine, duke vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Durrësit, Marjana Velçani.
Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja rikthehet sërish para vetingut
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të enjten konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Astrit Kalaja dhe i kërkoi Kolegjit shkarkimin e tij me argumentin se ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për dy prej pasurive të tij.
Tërheqja e ankimit nga Marsida Xhaferllari pranohet me debat nga Kolegji
Shumica në KPA pranoi tërheqjen e ankimit nga anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari si akt dhe pushoi çështjen, por dy anëtare në pakicë kërkuan që veprimi të cilësohej si dorëheqje me efekt ndalimin për 15 vjet të punësimit në organet e drejtësisë.
KPK shtyn seancën për gjyqtarin Tomor Skreli
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën se gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës, Tomor Skreli do të përballej në një datë tjetër me procesin e vetingut.
Elona Kana ndërpret me dorëheqje procesin e vetingut
KPK vendosi të hënën të ndërpresë procesin e vetingut dhe të ndalojë për 15 vjet mbajtjen e posteve në drejtësi nga ana e këshilltares ligjore Elona Kana, bashkëshorte e nënkryetarit të KQZ, Denar Biba.