Komisioneri Florian Ballhysa mendon se vendimi i konfirmimit në detyrë për gjyqtaren Osmani (Xhengo) të Prokurorisë së Durrësit u krye nga KPK pas një hetimi të mangët administrativ ku nuk u verifikuan pretendimet për pagesë taksash dhe të ardhura të ligjshme.
KP
Komisioneri publik kërkon rihetim të gjyqtares së Gjirokastrës Irena Brahimi
Duke e konsideruar hetimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të pamjaftueshëm si dhe problemet e vërejtura deri tani si të konsiderueshme, Komisioneri Publik Florian Ballhysa kërkon nga Kolegji rihapje të hetimit për gjyqtaren Brahimi.
Komisioneri Publik tërhiqet pjesërisht nga ankimi ndaj prokurorit Dritan Peka
Komisioneri Publik Darjel Sina u tërhoq nga shkaqet e ankimit për profesionalizmin dhe etikën të paraqitura prej tij kundër vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit Dritan Peka, por kërkoi shkarkimin e Pekës për kriterin e pasurisë.
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro, sërish përballë vetingut
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Elona Toro, duke e konsideruar hetimin e KPK-së të paplotë dhe vendimin e marrë si të pabazuar në “prova dhe ligj”.
Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e gjyqtares Alkelina Gazidede
Pas një rekomandimi kritik të ONM-së, edhe Komisioneri argumenton se vendimi i KPK-së për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit Administrativ, Alkelina Gazidede është bërë në kushtet e interpretimit të gabuar të ligjit.
Komisioneri Publik ankimon vendimin për konfirmimin e gjyqtares Etleva Deda
Komisioneri Publik njoftoi se do kërkonte shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Etleva Deda në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kundërshtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kriterin e pasurisë.