Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës më 8 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Apelit Tiranë, Maria Qirjazi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPA e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama […]
KPA
KPA i hap mundësinë e rikthimit në sistemin e drejtësisë prokurorit Julian Xhengo
KPA vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Julian Xhengo dhe e e dërgoi atë për ritrajnim njëvjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Gjatë këtij viti Xhengo do të jetë I pezulluar nga detyra. Vendimi u mor me shumicë votash, nga trupi gjykues i Kolegjit i […]
KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtarit Arbër Çela
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 3 nëntor vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela. Gjyqtari Çela u konfirmua në detyrë më 7 dhjetor 2022, por Komisionerja Publike, Irena Nino e gjeti të pabazuar […]
Kolegji e gjeti të drejtë shkarkimin e prokurores Rozeta Qirjaqi për problemet e pasurisë dhe figurës
Kolegji e la në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurores së Apelit Korçë, Rozeta Qirjaqi, duke i rrëzuar si të pabazuara dhe të pakuptimta thuajse të gjitha shkaqet e ngritura prej saj në ankimin kundër vendimit të Komisionit, lidhur me aspektin procedural, për pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Qirjaqi u shkarkua nga detyra më 8 […]
KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Alma Hicka
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Alma Hicka, e shkarkuar më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Rezarta Schuetz, […]
KPA largon përfundimisht gjyqtarin Tomorr Kullolli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 25 tetor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Elbasanit, Tomorr Kullolli. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPA e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Natasha Mulaj, Ina Rama e […]





