Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një procesi. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme Veting

KPA i hap mundësinë e rikthimit në sistemin e drejtësisë prokurorit Julian Xhengo

KPA vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Julian Xhengo dhe e  e dërgoi atë për ritrajnim njëvjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Gjatë këtij viti Xhengo do të jetë I pezulluar nga detyra. Vendimi u mor me shumicë votash, nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, pas shqyrtimit të ankimit të Xhengos në dhomë këshillimi.

Prokurori Juian Xhengo arkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 14 shtator 2022 pasi u konkludua i papërshtatshëm për profesionalizmin, ndërsa gjetjet në kriterin pasuror dhe atë të pastërtisë së figurës u konsideruan në vlerësimin tërësor në kuadër të cënimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Xhengo i kundërshtoi barrat e provës në të tre kriteret e rivlerësimit.

Julian Xhengo i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe punoi fillimisht në Prokurorinë e Vlorës dhe në atë të Fierit. Prej vitit 2008 dhe deri në largimin nga detyra, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *