Alma Hicka në KPK | Foto : LSA
KPA Lajme

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Alma Hicka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Alma Hicka, e shkarkuar më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Rezarta Schuetz, Albana Shtylla e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Hickës.

Hicka u shkarkua nga KPK më 2 prill 2021, pasi u konstatuan probleme në kriterin pasuror dhe situatë konflikti interesi, që janë rrëzuar nga ana e shumicës së Kolegjit.

Alma Hicka ka qenë gjyqtare nga viti 2003 dhe në vitin 2013 u emërua Avokate e Shtetit, detyrë që e mbajti deri në vitin 2018. Pas dorëheqjes nga posti i Avokates së Përgjithshme të Shtetit, Hicka u emërua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *