Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 23 maj 2022 të shkarkojë nga detyra prokuroren e Elbasanit, Elveta Stafa Murra, pasi konkludoi se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë, se kishte mungesë burimesh për krijimin e tyre si dhe kishte kryer deklarime kontradiktore e të rreme, duke cenuar sipas KPK-së figurën e prokurores dhe […]
KPK
Leonard Filopati konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 6 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Leonard Filopati. Gjatë seancës dëgjimore më 4 korrik, Filopati u pyet dhe dha shpjegime për gjetjet për pasurinë dhe profesionalizmin. Ai kundërshtoi analizën financiare të KPK-së dhe një raport negativ të Drejtorisë së Sigurimit […]
KPK largon nga detyra prokurorin Çlirim Sino
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 6 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Çlirim Sino. Vendimi për shkarkimin e prokurorit Sino u mor nga trupa e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtar Olsi Komicin. Gjatë seancës dëgjimore të hënën më 4 korrik, […]
Leonard Filopati jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin
Prokurori i Tiranës, Leonard Filopati u përball të hënën më 4 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha shpjegime për gjetjet për pasurinë dhe profesionalizmin. Filopati e cilësoi të pabazuar analizën financiare të KPK-së si dhe kundërshtoi një raport negativ të DSIK si antiligjor dhe fyes. Filopati […]
KPK i kërkon shpjegime prokurorit Çlirim Sino për bilancet negative dhe profesionalizmin
Prokurori i Fierit Çlirim Sino u përball të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me barrë prove në lidhje me një bilanc negativ prej 2 milion lekësh në blerjen e një makine në vitin 2015, një bilanc negativ shkaktuar nga transaksionet mes llogarive të biznesit të bashkëshortes dhe llogarive të saj personale. Prokurorit iu […]
Arsyet e shkarkimit të Emror Kasajt: Fshehje pasurie dhe deklarime kontradiktore
Prokurori i Gjirokastrës, Emror Kasaj u shkarkua nga detyra më 9 maj 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi se ai kishte kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, se kishte kryer veprime fiktive e deklarime të rreme, fshehje, si dhe ka rezultuar me balancë negative në vlerën totale 12.4 milionë lekë, […]






