Prokurori Leonard Filopati pas vendimit të konfirmimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Leonard Filopati konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 6 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Leonard Filopati. Gjatë seancës dëgjimore më 4 korrik, Filopati u pyet dhe dha shpjegime për gjetjet për pasurinë dhe profesionalizmin. Ai kundërshtoi analizën financiare të KPK-së dhe një raport negativ të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, duke e cilësuar si antiligjor dhe fyes.

Procesi i vetingut për prokurorin Filopati u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun.

Leonard Filopati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2005. Në vitin 2012 është emëruar si prokuror në Prokurorinë e Matit, ku e ka ushtruar funksionin deri në vitin 2016. Në vijim ka shërbyer pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe së fundmi është caktuar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *