Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi të premten më 17 qershor të pezullojë nga detyra për një vit prokurorin e Tiranës Gjergji Tako, pas problemeve të konstatuara në kriterin profesional, si dhe detyrimin e tij për të ndjekur programin e Shkollës së Magjistraturës. Sipas kryesuesit të trupës së KPK-së që kreu procesin e vetingut […]
KPK
Vendimi i KPK: Arsyet e shkarkimit të Fida Osmanit
Gjyqtarja e Tiranës, Fida Osmani u shkarkua nga detyra më 27 prill 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se ajo dhe personat e lidhur nuk kishin pasqyruar në deklaratën ‘veting’ një apartament në Tiranë, se ishte gjendur në kushtet e konfliktit të interesit në gjykimin e disa çështjeve me palë një shoqëri ndërtuese […]
Gjergji Tako jep shpjegime për mangësitë profesionale në seancën e dytë dëgjimore
Seanca e dytë dëgjimore e zhvilluar të mërkurën më 15 qershor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin kalimtar të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako u dominua nga gjetjet në kriterin profesional lidhur me vendimarrje pa kryer hetime dhe në mungesë të arsyetimit ligjor. Vetë Tako argumentoi se praktika e tij ishte “pa perfeksione […]
Gjyqtari Bevis Shehaj shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Bevis Shehaj. Kryesuesja e trupës, Valbona Sanxhaktari sqaroi para shpalljes së vendimit se gjyqtarit Shehaj i ishte dhënë përgjigje më parë për një kërkesë të tij për përfshirjen e të ardhurave […]
Inspektorja e KLGJ, Brunilda Çarçiu jep shpjegime për pasurinë
Inspektorja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Brunilda Çarçiu u përball të martën më 14 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha shpjegimet për pasurinë dhe statusin e magjistratit. Çarçiu mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Hetimi administrativ për Çarçiun po kryhet nga trupa […]
Shtyhet sërish seanca për gjyqtarin Altin Abdiu
Seanca dëgjimore në funksion të procesit të vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu dështoi për herë të dytë të martën më 14 qershor, pas një kërkese të subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e një prej anëtareve të trupit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, me argumentin se ajo ishte në papajtueshmëri me ushtrimin […]





