Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Etleva Temo do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPK
Një banesë sociale e përfituar dy dekada më parë penalizoi gjyqtarin Selim Kryeziu
Në vitin 2000, Enti Kombëtar i Banesave në Librazhd, i shiti një apartament me çmim social kryetarit të Gjykatës së Rrethit, Selim Kryeziu. Dy dekada më vonë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbuloi se apartamenti në fjalë i ishte shitur menjëherë pas blerjes personave të tjerë me një çmim 3.5 herë më të lartë. Kjo […]
KPK konfirmon në detyrë prokuroren Afërdita Ndoi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi me shumicë votash prokuroren e rrethit Tiranë, Afërdita Ndoi dhe njëkohësisht e referoi atë për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.
Prokurorja Afërdita Ndoi përballet me vetingun
Prokurorja Afërdita Ndoi u pyet në seancë dëgjimore lidhur me qëndrimet e mbajtura prej saj në dy çështje hetimore të verifikuara pas një denoncimi anonim dhe deklarimet për pagesën e disa kësteve për blerjen e një apartamenti.
Gjyqtarja Flora Hajredinaj përballet me probleme të pasurisë në KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për mundësitë financiare të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Flora Hajredinaj dhe vjehrrit të saj për një dhuratë prej 40 mijë eurosh, ndërkohë që në seancë u debatua edhe mbi dy qëndrime të ndryshme të DSIK.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Flora Hajredinaj –Gjykata e Posaçme
Gjyqtarja Flora Hajredinaj do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.