Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2005 deri në fund të vitit 2017.
KPK
Prokurori i Tiranës, Albert Demirneli përballet me vetingun
Në seancën dëgjimore u evidentuan mungesa financiare për një blerjen e një banese, por prokurori i Prokurorisë së Tiranës tha se zotëronte vetëm një apartament dhe një makinë dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Albert Demirneli –Prokuroria e Tiranës
Prokurori i Tiranës, Albert Demirneli do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Shkarkimi i gjyqtares Fjoralba Prifti: Mungesë burimesh dhe deklarim të rremë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arsyeton në vendim se gjyqtarja e Apelit Administrativ nuk arriti të provojë të ardhurat si përkthyes të bashkëshortit dhe burimin e një huaje, ndërsa u ngritën dyshime edhe për fshehje pasurie.
KPK mbyll vetingun pas dorëheqjes së gjyqtarit Fran Prendi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e procesit të vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme dhe ndalimin e emërimit të tij në drejtësi për 15 vitet e ardhshme.
Prokurori Kujtim Luli konfirmohet me shumicë votash
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten vendimin për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kujtim Luli, i cili u konfirumua në detyrë me shumicë votash. Procesi i rivlerësimit për prokurorin Luli u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Xhensila Pinen. Kujtim Luli e ka nisur […]






