Skeda e pasurisë së deklaruar –Albert Demirneli –Prokuroria e Tiranës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Albert Demirneli –Prokuroria e Tiranës

Prokurori i Tiranës, Albert Demirneli do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Albert Demirneli, prokuror në Prokurorinë e Tiranës do të përballet të hënën më 7 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Firdes Shuli.

Albert Demirneli ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Ai ka mbajtur më parë edhe pozicionin e zv.prokurorit të rrethit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Albert Demirneli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Albert Demirneli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, prokurori Demirneli zotëronte pasuri me vlerë 2.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 8.5 milionë lekëve.

Pasuria ndahet në një apartament me vlerë 5.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.6 milionë lekësh, një automjet me vlerë 500 mijë lekë si dhe gjendje cash prej 566 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 26.3 milionë lekë, nga të cilat 64% burojnë nga paga e subjektit dhe 28% nga pagat e familjarëve. Prokurori Demirneli deklaron gjithashtu të ardhura në masën e 6% si fitim nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua prej 700 mijë lekësh të deklaruar në vitin 2003. Huaja e marrë nga familjarët ka shërbyer si burim shtesë për blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe është shlyer plotësisht në vitet e mëpasme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006  

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *