Kolegji i Pavarur i Kualifikimit ka lënë në fuqi vendimin që i heqë të drejtën ish-prokurorit Bilbil Mete për tu emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
Kolegji i Pavarur i kualifikimit shpalli të martën vendimin për lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Bilbil Mete, me funksion prokuror në Prokurirnë e Përgjithshme.
“Vendimi i Komisionit është i drejtë, i bazuar në fakte dhe në ligj dhe duhet të lihet në fuqi,” tha KPA.
Trupa gjykuese e KPA-së përbëhet nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, si dhe Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 10 dhjetor 2020, të ndëpresë procesin e rivlerësimit për subjektin dhe i hoqi të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.
Sipas KPK-së Mete “ka dhënë dorëheqjen nga sistemi pas 2 vitesh hetimi administrativ” dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka njohur përfundimin e statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes.
Mete e kundërshtoi përcaktimin se ai ka dhënë dorëheqjen, ndërsa insistoi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkelur rëndë ligjin me vendimin e tij.