Kolegji i Pavarur i Kualifikimit ka lënë në fuqi vendimin që i heqë të drejtën ish-prokurorit Bilbil Mete për tu emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
Tag: Bilbil Mete
Prokurori në pension i kërkon KPA-së t’i heqë njollën e largimit nga drejtësia
Ish-prokurori Bilbil Mete i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ta rishikojë vendimin e KPK-së që e ka njohur largimin e tij nga drejtësia si dorëheqje, duke theksuar se ai kishte dalë në pension.
KPK anulloi seancën dëgjimore për prokurorin Bilbil Mete, pas ndërprerjes së procesit të rivlerësimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi anullimin e një seance dëgjimore për ish-prokurorin Bilbil Mete me kërkesë të këtij të fundit. Mete ka dhënë dorëheqjen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në 15 tetor dhe Komisioni tha se procesi ndaj tij është ndërprerë.