Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vendimin duke dhënë arsyet përse votoi për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petku, i cili dështoi në të tre kriteret e vetingut.
KPK
Drejtuesi i Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungza përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi mbajti të hënën seancës dëgjimore si pjesë të procesit të rivlerësimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Shtrungza.
KPK shkarkoi prokurorin Çlirim Shahini “fshehu hotelin në Sarandë”
Çlirim Shahini, i cili deri para shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte Drejtues i Prokurorisë së Lushnjës, u gjet nga hetimi me kontakte të papërshtatshme dhe me pasuri të fshehur.
Prokurorja e Pukës, Elidiana Kasa përballet pa probleme me vetingun
Hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rrëzoi denoncimet për pasuri të fshehura apo konflikt interesi për prokuroren e Pukës, ndërkohë që ajo u shpreh dakord me gjetjet e Komisionit dhe kërkoi konfirmin në detyrë.
Vendimi i zbardhur i KPK-së: Petrit Çeno fshehu aksionet e djalit në 5 kompani
Gjyqtari i shkarkuar i Apelit Durrës Petrit Çeno, i cili është nën hetim për korrupsion nga Krimet e Rënda, u gjet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me një sërë mosdeklarimesh e deklarimesh të rreme, të cilat çuan në shkarkimin e tij.
KPK: Prokurori Arqile Koça cënoi besimin te drejtësia
Në vendimin e KPK-së për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, trupi gjykues vendosi t’i konsideronte deklarimet e pasakta dhe të pamjaftueshme në formularin periodik të ILDKPKI, si provë me te njëjtën rëndësi sa dhe deklarimet e pasakta e të pamjaftueshme në deklaratën veting.