Gjyqtarja Ersida Bajgora pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Gjyqtarja Ersida Bajgora drejt konfirmimit në detyrë

Gjyqtarja e Gjykatës së Lushnjës, Ersida Bajgora u përball të enjten më 27 prill 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit. Procesi i vetingut për gjyqtaren Bajgora po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator […]

Ylli Pjetërnikaj në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

Prokurori Ylli Pjetërnikaj konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 27 prill 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Lezhës, Ylli Pjetërnikaj. Po ashtu u vendos të transferohen për verifikim të mëtejshëm pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë katër çështje penale të hetuara nga subjekti, për të cilat u evidentua se ishte konstatuar […]

Prokurori Armand Gurakuqi pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurori Armand Gurakuqi jep shpjegime për pasuritë e vëna me borxhe

Prokurori Armand Gurakuqi i Prokurorisë së Tiranës u përball të mërkurën më 26 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati afro pesë orë, dha shpjegime për bilancet negative në vite, si dhe për blerjen e dy apartamenteve dhe kryerjen e një investimi, për të cilat u relatua se […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Nafije Hasko – Gjykata Administrative Tiranë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Nafije Hasko – Gjykata Administrative Tiranë

Gjyqtarja Nafije Hasko e Gjykatës Administrative të Tiranës do të përballet të enjten më 27 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Pamela Qirko dhe Alma Faskaj. Nafije Hasko përfundoi studimet e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi për […]

Këshilltari ligjor i Gjykatës Kushtetuese, Ermal Tauzi. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Këshilltari ligjor, Ermal Tauzi përballet pa telashe me vetingun

Këshilltari ligjor i Gjykatës Kushtetuese, Ermal Tauzi u përball pa probleme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, të mërkurën më 26 prill. Ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, si dhe nuk u evidentuan probleme në kriterin pasuror Procesi i vlerësimit për Ermal Tauzin po kryhet nga trupa e KPK e […]