Skeda e pasurisë së deklaruar – Pali Deçolli – Prokuroria e Durrësit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Pali Deçolli – Prokuroria e Durrësit

Prokurori Pali Deçolli i Prokurorisë së Rrethit Durrës do të përballet të enjten më 27 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Firdes Shuli dhe Xhensila Pine.

Pali Deçolli e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore. Ai është emëruar prokuror në vitin 2012 dhe e ka ushtruar funksionin për gati një dekadë si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Durrës. Ai ka qenë gjithashtu si drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Fier.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Pali Deçolli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori i Durrësit, Pali Deçolli.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, Deçolli zotëronte pasuri me vlerë 2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 11.3 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 6.1 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 4.4 milionë lekë, automjet me vlerë 620 mijë lekë dhe kursime në cash në vlerën e 150 mijë lekëve.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës së deklarimit të pasurisë janë 15.8 milionë lekë, nga të cilat gati 52% kanë si burim pagën e subjektit, 19% burojnë nga paga dhe aktiviteti i bashkëshortes, 9.6% kanë si burim trashëgiminë, 4.4% dhuratat në cash dhe po kaq janë të ardhurat nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Subjekti Pali Deçolli ka shkëputje në deklarim nga viti 2004 deri në vitin 2012. Në deklaratën fillestare të vitit 2012, subjekti deklaron apartament banimi me vlerë 2,000,000 lekë të blerë në vitin 2003 me burim të ardhurat gjatë viteve 1996-2003 si dhe depozitë bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 23,000 euro, me burim financimi të ardhurat bashkëshortore gjatë viteve dhe 5,000 euro dhuratë nga prindërit.

Në vitin 2015 deklarohet shtesë aseti njësi me sipërfaqe 29m2 në Durrës me vlerë 30,000 euro, me burim financimi pakësimin e depozitës në emër të bashkëshortes.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

*Skeda u përditësua për të reflektuar burimet e të ardhurave të subjektit përgjatë periudhës së deklarimit të pasurisë. Në një version të mëparshëm, të ardhurat nga trashëgimia dhe ato nga dhurata në cash pasqyroheshin së bashku nën të njëjtin zë.      

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *