Këshilltari ligjor i Gjykatës Kushtetuese, Ermal Tauzi. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Këshilltari ligjor, Ermal Tauzi përballet pa telashe me vetingun

Këshilltari ligjor i Gjykatës Kushtetuese, Ermal Tauzi u përball pa probleme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, të mërkurën më 26 prill. Ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, si dhe nuk u evidentuan probleme në kriterin pasuror

Procesi i vlerësimit për Ermal Tauzin po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Alma Faskaj. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Ermal Tauzi ka punuar fillimisht si këshilltar ligjor pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe prej vitit 2016 e ushtron detyrën si këshilltar ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese.

Sipas relatimit të Komisionit, nuk janë gjetur probleme për një apartament të privatizuar nga prindërit në vitin 1993, kur subjekti ishte i mitur. Po ashtu Tauzi dhe familjarët e tij kanë rezultuar me burime të ligjshme për krijimin e likujditeteve cash, konkretisht të 100 mijë lekëve të krijuara nga subjekti dhe 700 mijë lekë nga prindërit.

Tauzi dha shpjegime vetëm lidhur me mosplotësimin e formularit të interesave privatë në deklaratën “veting” nga ana e nënës dhe e vëllait. Ai deklaroi se kishte qenë thjesht një lapsus pasi ishte marrë e mirëqënë nga fakti se për të njëjtat të dhëna për pasurinë që disponojnë, kishte nënshkruar babai.

Në përfundim të seancës dëgjimore, Ermal Tauzi kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më 28 prill, në orën 09:50.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *