Skeda e pasurisë së deklaruar – Ersida Bajgora – Gjykata e Lushnjes
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ersida Bajgora – Gjykata e Lushnjes

Gjyqtarja e Gjykatës së Lushnjes, Ersida Bajgora do të përballet të enjten më 27 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Roland Ilia.

Ersida Bajgora përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe punon prej asaj kohe si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Ersida Bajgora nga viti 2015 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Lushnjes, Ersida Bajgora.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2015, gjyqtarja Bajgora nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, ajo zotëron vetëm një automjet me vlerë 180 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 6.5 milionë lekë, nga të cilat 73% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni, 12.5% nga paga e bashkëshortit dhe gati 11% e totalit nga shitja e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme nga ana e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *