Skeda e pasurisë së deklaruar – Ermal Tauzi – Gjykata Kushtetuese
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ermal Tauzi – Gjykata Kushtetuese

Ermal Tauzi, këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetuese do të përballet të mërkurën më 26 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj dhe Pamela Qirko.

Ermal Tauzi ka punuar fillimisht si këshilltar ligjor pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe prej vitit 2016 e ushtron detyrën si këshilltar ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për këshilltarët ligjorë, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga Ermal Tauzi nga viti 2011 deri në fund të vitit 2020. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga keshilltari ligjor, Ermal Tauzi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2011, Tauzi nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2020, pasuria e tij kap vlerën e 6.5 milionë lekëve. Ai zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 6.1 milionë lekë, kursime në cash prej 450 mijë lekësh si dhe 102 lekë likujditete bankare.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 9.5 milionë lekë, nga të cilat 94% kanë si burim pagën e subjektit dhe 6% pagën e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” blerjen e një apartamenti nga të afërmit, ku një pjesë e burimeve financiare u morën gjithashtu hua nga familjarët.

Në vitin 2018, subjekti Ermal Tauzi deklaron apartament me sipërfaqe 56.7 m2, e fituar me kontratë shitblerje datë 25.01.2018, ndërmjet subjektit si palë blerëse dhe babait dhe xhaxhait të tij si palë shitëse.  Burimi i krjimit të kësaj pasurie është: 80 % e shumës në vlerën 4,880,000 lekë kredi bankare dhe 20% e shumës në vlerën 1,200,000 lekë hua e marrë nga familjarët. Pjesa e mbetur prej 20,000 lekësh është financuar nga kursimet e subjektit.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Deklarata e pasurisë së vitit 2020

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *