Gjyqtarja e Apelit të Tiranës Flutura Skënderi, pas vendimit të KPK. Foto:BIRN
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e Flutura Skënderit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 25 prill 2023 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtares së Apelit Tiranë, Flutura Skënderi. Vendimi u mor me shumcië votash në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, duke e rrëzuar ankimin e Skënderit.

Ish-gjyqtarja Flutura Skënderi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 23 korrik 2020, pasi u konstatuan probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u gjetën provleme penalizuese në kriterin profesional.

Flutura Skënderi e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Një vit më vonë ajo emërua në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku e ushtroi funksionin deri në shkarkimin nga detyra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *