Gjyqtarja Alma Kolgjoka më 25 qershor 2020. Foto: BIRN
Artikull kryesor Lajme Lajme Vendi

Apeli i vetingut konfirmon në detyrë gjyqtaren Alma Kolgjoka

Me shumicë votash, Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi të enjten vendimin e konfirmimit në detyrë të kryetares së Gjykatës së Krujës Alma Kolgjoka pas tërheqjes në seancën e kaluar të Komisionerit Publik nga kërkesa për shkarkim.

Gjyqtarja Alma Kolgjoka më 25 qershor 2020. Foto: BIRN

Kryetarja e Gjykatës së Krujës Alma Kolgjoka u konfirmua përfundimisht në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të enjten pasi arriti të bindë shumicën e trupës gjykuese se pasuria e babait të saj nuk kishte lidhje me gjendjen e saj financiare. Sipas KPA babai nuk u konsiderua si person i lidhur pasi nuk kishin marrëdhënie interesi financiar.

Kolgjoka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit në vitin 2018 pasi u gjykua se pasuria e saj në formën e kursimeve në masën 2.7 milionë lekë ishte tërësisht e shpjegueshme me nivelin e saj të të ardhurave.

Por në janar 2019, komisioneri publik Dariel Sina e konsideroi hetimin e KPK të paplotë dhe ngriti pikëpyetje mbi pasurinë e prindërve të gjyqtares, një apartament me sipërfaqe 141 metra katrorë në Tiranë. Procesi i shqyrtimit të çështjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit zgjati mbi një vit e gjysmë dhe përfundoi me konfirmimin në detyrë të Kolgjokës pasi komisioneri publik u bind se apartamenti i prindërve të gjyqtares nuk ka lidhje me gjendjen e saj financiare.

Lexo më shumë:

“Fundi i një makthi”, Komisioneri Publik tërheq ankimin kundër gjyqtares Alma Kolgjoka

KPA riçel hetim për Alma Kolgjokën, kërkon fatura uji dhe dritash

Komisioneri Publik apelon vendimin për gjyqtaren Alma Kolgjoka

Konfirmohet në detyrë kryetarja e Gjykatës së Krujës

Gjykatësja Alma Kolgjoka përballet pa probleme me vetingun

Skeda e pasurisë së deklaruar-Alma Kolgjoka-gjyqtare e Gjykatës së Krujës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *