Skeda e pasurisë së deklaruar – Armand Gurakuqi – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Armand Gurakuqi – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Armand Gurakuqi i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të mërkurën më 26 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Armand Gurakuqi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Armand Gurakuqi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Armand Gurakuqi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Armand Gurakuqi zotëronte pasuri me vlerë 934 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 13.9 milionë lekëve.

Gurakuqi zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.5 milionë lekë, pasuri të luajtshme prej 2 milionë lekësh, kursime të akumuluara në cash prej 1.4 milionë lekësh si dhe likujditete bankare prej 940 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 29.9 milionë lekë, nga të cilat gati 59% kanë si burim pagën e subjektit, 29% pagën e familjarëve dhe gati 5% të ardhurat nga qiraja. Një masë e vogël prej 1.3% e totalit ka si burim të ardhurat nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultojnë me probleme.

Subjekti Armand Gurakuqi rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për shtimin e pasurisë për vitin 2007 dhe 2010, përkatësisht në shumat 1,296,827 lekë dhe 82,823 lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet mesatare vjetore për konsum familjar.

Në vitin 2007, subjekti deklaron blerje apartamenti me vlerë 40,500 euro për pagesën e së cilës ka marrë kredi bankare 20,000 euro, ndërsa për diferencën është e paqartë nësë është paguar apo jo dhe cilat janë burimet. Në përshkrimin e këtij aseti thuhet që kontrata premtim/shitje mban datën Maj 2005, por në deklarimin Periodik/Vjetor 2005 nuk rezulton të jetë deklaruar.

Në vitin 2009 subjekti deklaron shtimin e një apartament banimi me vlerë 4,600,000 lekë, nga të cilat paguan 4,000,000 lekë me burim huamarrjen.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *