Skeda e pasurisë së deklaruar – Andi Pogaçe - Prokuroria e Fierit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Andi Pogaçe – Prokuroria e Fierit

Prokurori Andi Pogaçe i Prokurorisë së Fierit do të përballet të hënën më 18 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj.

Andi Pogaçe përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe punon prej asaj kohe si prokuror në Prokurorinë e Jurdiksionit të Përgjithshëm, Fier.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Andi Pogaçe nga viti 2013 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Andi Pogaçe.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2013, prokurori Andi Pogaçe zotëronte pasuri prej 392 mijë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 2 milionë lekëve.

Ai zotëron likujditete bankare me vlerë 1.6 milionë lekë dhe një automjet me vlerë rreth 392 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 14.2 milionë lekë, nga të cilat 52.6% kanë si burim pagën e subjektit, 39% pagën e familjarëve dhe 1.3% mësimdhënien.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një kontratë për përdorimin e një banese private pa shpërblim.

Subjekti Andi Pogaçe deklaron në vitin 2016 lidhjen e një kontrate për të drejtë përdorimi të një banese private me qëllim përshtatjen për banim, pa shpërblim për periudhën shtator-dhjetor 2016. Kontrata mban datën 23 janar 2017.

Në vitin 2019, bashkëshortja e subjektit deklaron përfitim nga trashëgimia e shtëpisë së prindërve në Tiranë, në bashkëpronësi dhe me familjarë të tjerë.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *