Gjyqtari Taulant Tafa i Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan u shkarkua të hënën me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që kreu rivlerësimin e tij. Tafa, ndaj të cilit u zhvilluan dy seanca dëgjimore, nuk qe i pranishëm gjatë shpalljes që u ndoq nga mbrojtësi i tij Rezart Kthupi. […]
KPK
Skeda e pasurisë së deklaruar – Ylli Pjetërnikaj – Prokuroria e Lezhës
Prokurori Ylli Pjetërnikaj i Prokuorisë së Rrethit Lezhë do të përballet të hënën më 24 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli. Ylli Pjetërnikaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe ka punuar […]
Gjyqtari Taulant Tafa jep shpjegime për problemet në të tre kriteret e rivlerësimit
Gjyqtari Taulant Tafa i Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan u përball të mërkurën më 19 prill 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës së dytë dëgjimore që zgjati pesë orë, u pyet dhe dha shpjegime për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, për pasurinë, figurën dhe profesionalizmin. Ai u paraqit […]
Prokurori Sokol Nishani konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 19 prill 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Sokol Nishani. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Gjatë seancës dëgjimore më 14 prill, Nishani dha […]
“Blen lirë dhe shet shtrenjtë”: Pikëpyetje mbi makinat e prokurorit Sokol Nishani
Prokurori Sokol Nishani i Prokurorisë së Durrësit u përball të premten më 14 prill 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative për pasurinë, si dhe për konsatimin se në mënyrë të përsëritur, kishte blerë automjete lirë dhe i kishte shitur shtrenjtë, me qëllim justifikimin e […]
Gjyqtarja Izabela Radovani shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 14 prill 2023 vendimin për shkarkimin nga detyra të Gjyqtares së Gjykatës së Shkodrës, Izabela Radovani. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen. Gjatë seancës dëgjimore më 12 prill, Radovani dha shpjegime […]





