Atentati i nëntorit të vitit 2019, ku u plagos prokurori Arian Ndoja dhe mbeti i vrarë Andi Maloku u vendos tërthorazi në qendër të debatit që u zhvillua të premten në seancën dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Prokurori i Durrësit, Ndoja e përmendi disa herë atentatin për të treguar herë moskokëçarje për rezultatin […]
Lajme
Paqartësi në kërkimet e Komisionerit, KPA shtyn procesin për Rilinda Selimin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten shtyrje të seancës gjyqësore ndaj gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit Rilinda Selimi, për t’i dhënë kohë Komisionerit Publik të paraqesë me shkrim sqarime mbi kërkimet e tij në proces. Kërkesa u bë pasi trupa dëgjoi parashtrimet e Komisionerit Publik, Dariel Sina dhe relatorja Rezarta Schuetz i […]
Dështon për herë të tretë seanca dëgjimore për Elveta Murrën
Seanca për prokuroren e Elbasanit, Elveta Murra dështoi të zhvillohej për herë të tretë të enjten, pasi subjekti i rivlerësimit dhe avokati i saj pretenduan pamundësinë për të marrë pjesë për shkaqe shëndetësore. Kryesuesja e trupës së KPK, Etleda Çiftja sqaroi të enjten se Komisioni ishte vendosur në dijeni nga subjekti i rivlerësimit me anë […]
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Matilda Shalla
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Matilda Shalla. Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Shalla u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja me relatore Panela Qirko dhe anëtar Roland Ilia. Gjatë seancës dëgjimore më 26 prill, […]
‘Brenda shkeljes jam treguar i kujdesshëm’: Gjergji Tako jep shpjegime në veting
Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Gjergji Tako u përball të mërkurën më 27 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati afro tre orë e gjysmë u pyet dhe dha shpjegime për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi […]
Kolegji shkarkon drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën se pas shqyrtimit në dhomë këshillimi, kishte vendosur shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj. Kryesuesja e trupës, Ina Rama tha se pas shqyrtimit të provave, Kolegji kishte vendosur të ndryshonte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e pati konfirmuar më herët Imerajn […]






