Gjyqtarja Matilda Shalla pas shpalljes së vendimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Matilda Shalla

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Matilda Shalla.

Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Shalla u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja me relatore Panela Qirko dhe anëtar Roland Ilia.

Gjatë seancës dëgjimore më 26 prill, Komisioni konstatoi balanca negative në vlera të mëdha në transaksionet e gjyqtares Shalla dhe ish-bashkëshortit të saj për blerjen e disa apartamenteve, për të cilat ajo këmbënguli se bëhej fjalë për të njëjtën banesë. Shalla dha shpjegime edhe për situatën e pasurisë pas zgjidhjes së martesës.

Matilda Shalla përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Prej vitit 2009, Shalla e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Fier.

Hetimi administrativ për gjyqtaren Matilda Shalla përfundoi vetëm në kriterin e pasurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *