Trupa e KPK-së gjatë një seance dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Dështon për herë të tretë seanca dëgjimore për Elveta Murrën

Seanca për prokuroren e Elbasanit, Elveta Murra dështoi të zhvillohej për herë të tretë të enjten, pasi subjekti i rivlerësimit dhe avokati i saj pretenduan pamundësinë për të marrë pjesë për shkaqe shëndetësore.

Kryesuesja e trupës së KPK, Etleda Çiftja sqaroi të enjten se Komisioni ishte vendosur në dijeni nga subjekti i rivlerësimit me anë të postës elektronike se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në këtë seancë dëgjimore, pasi kishte rezultuar pozitive COVID-19.

“Gjithashtu, pak kohë para zhvillimit të seancës, përfaqësuesi ligjor, avokati Koçi Mato paraqiti një raport mjekësor ku dhe ai e ka të pamundur paraqitjen në seancën e sotme të datës 28.04.2022 – pas dy shtyrjeve radhazi, më datë 05.04.2022 dhe të seancës 22.04.2022,” deklaroi Çiftja.

Në këto kushte, trupa do të shqyrtojë dokumentacionin e dërguar dhe do të shprehet me një vendim. Kryesuesja sqaroi se vendimi do t’i komunikohet subjektit të rivlerësimit, si dhe do të publikohet në faqen zyrtare të Komisionit.

Trupa që po kryen rivlerësimin për prokuroren Elveta Murra përbëhet nga komisionerët Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Roland Ilia.

Elveta Murra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1985. Ajo punon prej më shumë se tre dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Elbasan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *