Gjatë seancës dëgjimore nuk u evidentuan probleme për pasurinë dhe figurën për gjyqtaren e Korçës, Flojera Davidhi, ndërkohë që u debatua mbi një vendim pafajësie për një zyrtare lokale të akuzuar për korrupsion.
Lajme
Kolegji hap hetimin për kreun e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik dhe të prokurorit Petrit Çano për hapjen e hetimit gjyqësor në funksion të shkaqeve të ankimit që referon mangësi të hetimit administrativ të kryer në KPK.
Gjyqtari Gramoz Levanaj ikën me dorëheqje nga drejtësia
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Gramoz Levanaj u dorëhoq nga detyra pasi iu rrëzua kërkesa për rihapjen e hetimit administrativ për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Pas dy vitesh hetimi administrativ, Komisioni ndëpreu procesin e rivlerësimit për Levanajn dhe i hoqi të drejtën të rikthehet në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.
KPA largon nga detyra drejtuesin e prokurorisë së Kavajës, Artan Madani
Ndryshe nga KPK, Kolegji i Posaçëm i Apelimit konkludoi se prokurori Madani nuk justifikoi me burime të ligjshme pasurinë e tij, si dhe nuk kishte deklaruar përdorimin e një automjeti.
KPA kërkon më shumë të dhëna për denoncimet ndaj Anton Martinit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të kërkojë më shumë të dhëna lidhur me transferimin e një dosje të hetuar nga prokurori Martini, nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë të Fierit.
Mbyllja e vetingut për Shkëlqim Mirin shkon në Kolegj
Komisioneri Publik, Darjel Sina thekson se KPK ka dhënë arsyetime të ndryshme në dy çështje të ngjashme dhe kërkon ndërhyrjen e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.






