Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi anullimin e një seance dëgjimore për ish-prokurorin Bilbil Mete me kërkesë të këtij të fundit. Mete ka dhënë dorëheqjen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në 15 tetor dhe Komisioni tha se procesi ndaj tij është ndërprerë.
Lajme
Anëtari i KPA-së, Luan Daci dënohet për falsifikim të dokumenteve
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e gjeti të drejtë konkluzionin e prokurorisë se anëtari i Kolegjit, Luan Daci ka kryer falsifikim nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore në formularin e aplikimit për një pozicion në institucionet e vetingut. Gjykata vendosi dënimin e tij me 6 muaj burgim dhe pezullimin e dënimit […]
KPA pushon ankimin e gjyqtarit të dorëhequr, Ndue Gjura
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë për gjyqtarin e dorëhequr, Ndue Gjura.
KPA rrëzoi ankimin e ish-gjyqtarit Petraq Dhimitri ndaj vendimit të KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi ankimin e ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petraq Dhimitri, ndaj vendimit të Komisionit që ndëpreu procesin e vetingut pas dorëheqjes së tij dhe i hoqi të drejtën të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Dritan Seci
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi në mënyrë unanime ankimin e kryer nga ish-kryetari i Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci ndaj vendimit për shkarkimin e tij nga detyra.
Veting pa vendim për ish-gjyqtarin e shkarkuar për korrupsion, Ibrahim Hoxha
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thotë se ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha nuk e gëzon statusin e magjistratit për shkak të shkarkimit të tij dhe për këtë arsye, procesi i rivlerësimit përfundon pa një vendim.






