Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Kryeziu, pas problemeve me pasurinë dhe pastërtinë e figurës.
Lajme
Gjyqtarja e Apelit, Flutura Skënderi përballet me probleme të pasurisë në veting
Gjatë seancës dëgjimore u identifikuan pasaktësi dhe mospërputhje si dhe një balancë negative prej 2.8 milionë lekësh. Komisioni ngriti dyshime për situatë të konfliktit të interesit në gjykimin e dy çështjeve –por gjyqtarja Skënderi tha se nuk kishte qenë në konflikt.
Gjyqtari Gjin Gjoni dorëhiqet në prag të vetingut
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Gjin Gjoni i paraqiti Këshillit të Lartë Gjyqësor dorëheqjen, duke iu shmangur procesit të vetingut, ndërsa në një letër të rrjedhur në media ai akuzon procesin si joprofesional dhe politikisht të varur.
‘Konflikti i interesit’, gjyqtari Niko Rapi shkarkohet në veting
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Niko Rapi –kryesisht për episode të ndodhura gjatë kohës që ai drejtoi Gjykatën e Pogradecit.
Gjyqtarja e Apelit të Gjirokastrës, Irena Brahimi dërgohet për inspektim
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Brahimi, duke i referuar një çështje gjyqësore Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
KPK e dërgoi prokurorin Gjon Fusha për inspektim ‘pa shkak’
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rrëzoi konstatimin e DSIK-së për dy çështje ku prokurori Gjon Fusha dyshohej se mund të kishte favorizuar dy të pandehur, megjithatë vendosi ta dërgojë atë “pa shkak” për inspektim.






