Komisioneri Publik vendosi të apelojë vendimin për konfirmimin në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, duke i kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e tij. Bazuar në vërejtjet e ONM-së dhe gjetjet e tij, Komisioneri thotë se, ndryshe nga KPK, doli në përfundmin se Zaganjori ngel në kriterin e pasurisë dhe […]
Lajme
Prokurori Adnan Xholi përballet me Komisionin e Vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti të enjten seancën dëgjimore të vetingut për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Adnan Xholi, i cili udhëheq Drejtorinë e Hetimit dhe të Ndjekjes Penale.
Problemet me pasuritë dhe transfertat, KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës së Apelit Korçë
Kryetarja e Gjykatës së Apelit Korçë, Entela Prifti nuk e kaloi vetingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit(KPK) vendosi shkarkimin e saj nga detyra duke u bazuar në parregullsitë e gjetura mbi kriterin e pasurisë.
Vilë, dyqane dhe apartamente; vetingu zbardh pasurinë e kreut të Apelit Korçë Entela Prifti
Hetimi administrativ i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka nxjerrë në pah pasurinë marramendëse të gjyqtares Entela Prifti dhe familjarëve të saj, duke ngritur dyshime thelbësore mbi burimet me të cilat subjekti i rivlerësimit i ka përftuar këto prona dhe likuiditete.
Gjyqtari i Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja ngel në veting
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra për gjyqtarin Lubonja, pas konstatimeve në seancën dëgjimore se ai kishte mungesë burimesh financiare dhe mijëra dollarë dhurata nga SHBA.
Gjyqtari Ahmet Jangulli shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkodrës, pas konstatimit se nuk kishte burime të mjaftueshme për pasurinë, dyshimeve për favorizim dhe zvarritjeve të proceseve gjyqësore. Jangulli i kundërshtoi gjetjet e KPK-së.






