Gjyqtarja Anila Guri dhe avokati Julian Mërtiri duke dalë nga KPA | Foto: V. Karaj
KPA Lajme Veting

Kolegji rrëzon KPK dhe konfirmon në detyrë gjyqtaren Anila Guri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten se pas shqyrtimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe provave të çështjes, gjeti se gjyqtarja Anila Guri duhej të konfirmohej në detyrë. Në vendimin e përmbledhur Kolegji shprehet se Guri nuk mund të mbahej përgjegjëse për ndërtimin e një shtëpie nga bashkëshorti para martese. […]

Gjyqtari i Tiranës, Gerd Hoxha pas seancës dëgjimore me KPK-në. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme Veting

Gjyqtari Gerd Hoxha pretendoi se kishte njëanshmëri në analizën financiare të Kolegjit

Gjyqtari Gerd Hoxha, e cilësoi të enjten të kundërligjshme dhe në kundërshtim me precedentët e vendosur nga vetë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, analizën financiare të KPA, që siç u kuptua e nxirrte atë me diferenca negative. Para se të bënte kundërshtimet ai i kërkoi Kolegjit ta cilësonte analizën të pavlefshme, duke thënë se ajo […]

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Elbana Lluri pas seancës në KPA. Foto:V.Karaj/BIRN
KPA Lajme Veting

Elbana Lluri kundërshton analizën financiare të KPA-së

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Elbana Lluri e kundërshtoi të enjten më 9 qershor analizën financiare të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA të kryer në mbështetje të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa kundër vendimit të Komisionit për konfirmimin e këtij subjekti rivlerësimi. Në ankimin e kryer pas rekomandimit të Operacionit ndërkombëtar të […]

Gjyqtarja Enkela Vlora (Bajo) pas seancës dëgjimore me KPK. Foto: LSA
KPK Lajme Veting

Enkela Vlora (Bajo) jep shpjegime për pasurinë

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Enkela Vlora (Bajo) u përball të mërkurën më 8 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku dha shpjegime për pasurinë dhe kriterin profesional. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit […]

Gjyqtari Dritan Banushi pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme Veting

KPA shkarkon gjyqtarin Dritan Banushi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mërkurën të shkarkojë nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Dritan Banushi për pamundësi financiare në krijimin e pasurisë së tij. Banushi ishte konfirmua më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 janar të vitit 2020, por vendimi u kundërshtua nga Komisioneri Publik me […]

Prokurori Hysni Mulaj në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Hysni Mulaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj. Rivlerësimi kalimtar i prokurorit Mulaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatire Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin. Gjatë hetimit paraprak KPK konstatoi pamundësi financiare të familjes së prokurorit […]