Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Arben Smaçi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 9 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Arben Smaçi. Vendimi u mor unanimisht nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Smaçit ndaj vendimarrjes së Komisionit.

Arben Smaçi u shkarkua nga detyra më 21 korrik 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ka kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme për pasurinë, si dhe balance negative. Rivlerësimi për prokurorin Smaçi u përfundua vetëm në kriterin e pasurisë.

Smaçi e filloi karrierën në vitin 2010 në prokurorinë e Durrësit dhe në vitin 2011 u emërua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *