Gjyqtari Avni Sejdi
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon gjyqtarin Avni Sejdi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten shkarkimin nga detyra ta gjyqtarit të Gjykatës Administrative Avni Sejdi, pas procesit të rivlerësimit për këtë gjyqtar. Sejdi nuk ishte i pranishëm në seancën e njoftimit të vendimit.

Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, u përball gjatë seancës dëgjimore me pyetje për pamundësitë financiare në krijimin e pasurive, si dhe për probleme në kriterin profesional. KPK evidentoi në fillim të seancës dëgjimore se subjekti nuk kishte qenë plotësisht bashkëpunues me Komisionin, pasi nuk kishte vendosur në dispozicion dokumentet e kërkuara.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Sejdi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Avni Sejdi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmësgjyqtar në vitin 1996 dhe në 2000-in u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Mirditës. Në vitin 2007, Sejdi u transferua në Gjykatën e Pukës dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *