Skeda e pasurisë së deklaruar – Esmerilda Habili – Gjykata e Vlorës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Esmerilda Habili – Gjykata e Vlorës

Gjyqtarja Esmerilda Habili e Gjykatës së Vlorës do të përballet të premten më 7 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko.

Esmerilda Habili përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Vlorës, ku vazhdon edhe aktualisht ta ushtrojë funksionin.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Esmerilda Habili nga viti 2014 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Vlorës, Esmerilda Habili.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2014, gjyqtarja Esmerilda Habili zotëronte pasuri me vlerë 674 lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, ajo zotëron vetëm likujditete bankare me vlerë rreth 411 mijë lekë.

Të ardhurat për periudhën e deklarimit janë 6.6 milionë lekë, me burim në 98% të tyre nga paga si gjyqtare dhe gati 2% nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *