Besnik Shehu (në qendër) pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Besnik Shehu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 6 prill 2023 vendimin për shkarkimin nga detyraa të gjyqtarit të Gjykatës së Korçës, Besnik Shehu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Gjatë shpalljes së vendimit, kryesuesi Hamitaj sqaroi se nuk ishte pranuar kërkesa e subjektit për çeljen e hetimit administrativ për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Gjatë seancës dëgjimore më 3 prill, Shehu dha shpjegime lidhur me barrën e provës për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin ishte përmbyllur hetimi administrativ paraprak. Komisioni konstatoi bilanc negativ në vlerën 12.3 milionë lekë për pAsurinë e gjyqtarit Shehu, si dhe ngriti dyshime për një transaksion fiktiv me qëllim justifikimin e burimeve të ligjshme në krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve.

Shehu pretendoi se me provat dhe shpjegimet e paraqitura e kishte përmbysur barrën e provës dhe bilancin negativ përgjatë viteve dhe kërkoi çeljen e hetimit në dy kriteret e tjerë të rivlerësimit kalimtar, kërkesë që u rrëzua.

Besnik Shehu e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *