Skeda e pasurisë së deklaruar – Edmond Koloshi– Prokuroria e Durrësit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Edmond Koloshi– Prokuroria e Durrësit

Prokurori Edmond Koloshi i Prokurorisë së Durrësit do të përballet të hënën më 13 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Firdes Shuli.

Edmond Koloshi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 dhe ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Lezhës deri në vitin 2007. Prej asaj kohe, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Durrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Edmond Koloshi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Edmond Koloshi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Edmond Koloshi deklaronte pasuri me vlerë 9.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 20.7 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 19.5 milionë lekë, automjet me vlerë 820 mijë lekë, likujditete bankare prej 287 mijë lekësh dhe kursime në cash prej 5 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37.2 milionë lekë, nga të cilat 55% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni, 25% pagën e bashkëshortes dhe 19% janë të ardhurat nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huamarrjen për blerjen e një apartamenti si dhe pagesat për shlyerjen e tij.

Në vitin 2009, subjekti Edmond Koloshi deklaron shtesë apartament banimi në vlerë 80,000 euro, ndërsa në momentin e blerjes ka paguar 52,000 euro me burim kryesor financimi 6,200,000 lekë kredi bankare dhe 10,000 euro huamarrje. Diferenca prej 28,000 euro detyrim ndaj firmës së ndërtimit do shlyhet gjatë viteve deri në legalizimin e asetit në vitin 2019.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *