Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Maho– Inspektori i Lartë i Drejtësisë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Maho– Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Ish-gjyqtari Besnik Maho, i cili punon si inspektor pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë do të përballet të hënën më 13 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja.

Besnik Maho përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punoi fillimisht si gjyqtar në Elbasan dhe në Pogradec. Në vitet 2007-2008, Maho ushtroi funksionin e kreut të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, prej nga u shkarkua me vendim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Më pas, Maho punoi si avokat dhe pedagog në disa universitete të vendit për më shumë se një dekadë. Ai është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 2021 si inspektor pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për magjistratët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të Besnik Mahos nga viti 2004 deri në fund të vitit 2021. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-gjyqtari Besnik Maho.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, Maho zotëronte pasuri me vlerë 1.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2021, pasuria e tij familjare kap vlerën e 21.5 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht likujditete bankare me vlerë 10.7 milionë lekë, pasuri të paluajtshme me vlerë 7.8 milionë lekë, automjete me vlerë 2.3 milionë lekë si dhe një huadhënie prej 650 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për gjashtë vite të deklarimit janë 6 milionë lekë, nga të cilat 43% kanë si burim pagën e subjektit, 30% pagën e bashkëshortes dhe gati 23% të ardhurat nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” transaksionet e kryera për blerjen e një apartamenti në vitet 2006-2007.

Subjekti Besnik Maho ka një shkëputje gjatë viteve të deklarimit, nga viti 2008 para largimit nga detyra deri në vitin 2021.

Në vitin 2005, deklarohen shtesa aseti “blerë makine 2,000,000 lekë të reja” si dhe dhënia e një huaje prej 650 mijë lekësh. Në deklarimet e mëvonshme mungojnë të dhënat për huanë.

Në vitin 2006 deklarohet shtesë aseti apartament banimi me vlerë 5,500,000lekë (e pashlyer) si dhe kredi në vlerë 2,000,000 lekë dhe  huamarrje 800,000 lekë, në emër të bashkëshortes. Në vitin 2007, revokohet aseti me sipër dhe lidhet kontratë e re në vlerë 40,000 euro për apartament në Tiranë, me burim kryesor financimim kredi bankare në vlerën e 4,000,000 lekëve.

Në vitin 2021, subjekti  rideklaron përsëri pas shkëputjes, duke rezultuar me shtesa asetesh gjatë viteve garazh ne Tiranë me vlerë 9,000 euro të blerë në vitin 2009 dhe depozitë bankare në vlerë 8,200,000 lekë krijuar në vitin 2013 nga të ardhura gjatë viteve.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2021

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *