Shumica në KPA pranoi tërheqjen e ankimit nga anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari si akt dhe pushoi çështjen, por dy anëtare në pakicë kërkuan që veprimi të cilësohej si dorëheqje me efekt ndalimin për 15 vjet të punësimit në organet e drejtësisë.
Në Fokus
Ndërtimi i një vile 3-katëshe prish balancën e gjyqtares Entela Shedula
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh të ligjshme për ndërtimin e një shtëpie 3-katëshe në Kavajë si dhe pasaktësi të tjera, ndërsa kryetarja e Gjykatës së Kavajës kërkoi konfirmimin në detyrë.
Mosdeklarimi i një huaje dhe i parave cash ndanë KPK-në për gjyqtarin Astrit Kalaja
Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja u konfirmua në detyrë pasi dy anëtarë të trupës gjykuese i justifikuan mosdeklarimet e gjendjeve në cash si pasaktësi dhe një hua prej 3.3 milionë lekësh si “veprim juridiko-bankar të veçantë”. Në pakicë, Bekteshi votoi pro shkarkimit.
Kryetari i Apelit të Gjirokastrës Dritan Banushi, konfirmohet në detyrë
KPK shpalli vendimin e konfirmimit pasi duket se u bind nga shpjegimet e Banushit mbi pikëpyetjet e lindura mbi blerjen e një apartamenti dhe vërtetësinë e deklarimeve të personave të lidhur.
KPK heton shortet e prokurorit Martini gjatë drejtimit të Prokurorisë së Shkodrës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një seancë të dytë dëgjimore me prokurorin Anton Martini, të fokusuar kryesisht mbi një denoncim për procedurat e shortimit të çështjeve për 7 muajt që ai drejtoi Prokurorinë e Shkodrës.
Gjyqtari Dritan Banushi përballet me vetingun
Kryetari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi u përball të hënën më 27 janar me procesin e vetingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.