Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës Ardian Ylli u përball në KPK me bilancin negativ financiar në disa vite sa i përket mbulimit të shpenzimeve me të ardhura të ligjshme. Ylli paraqiti një analizë paralele dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Në Fokus
KPK: Fuat Vjerdha cënoi besimin e publikut tek drejtësia
Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nënvizon se kreu i Gjykatës së Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha ka mangësi profesionale dhe ka bërë deklarime të pamjaftueshme për sa i përket kriterit të pasurisë.
Konflikti i interesit çoi në shkarkimin e gjyqtarit Roland Jaupaj
Blerja prej prindërve me një çmim më të lirë se i tregut i një apartamenti nga një prej kompanive që kryetari i Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj kishte gjykuar, u cilësua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si “konflikt interesi” dhe arsye për shkarkimin e gjyqtarit.
KPK ngre pikëpyetje mbi burimin e pasurive të gjyqtares Valbona Durraj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Valbona Durraj nuk i kishte deklaruar burimet e pasurive të saj, ndërkohë që ngriti dyshime se ajo kishte kryer vepra penale, përfshirë evazion fiskal dhe ndërtim pa leje.
KPK u nda në konfirmimin e gjyqtarit Dhimitër Lara
Vendimi i zbardhur i KPK-së për gjyqtarin e Apelit për Krime të Rënda, Dhimitër Lara tregon se shumica e trupës dhe anëtarja me mendim pakice i vlerësuan në mënyrë të ndryshme deklarimet e pasakta të subjektit në deklaratën veting dhe atë periodike.
KPA dëgjon konkluzione të kundërta në çështjen ndaj gjyqtares Alma Brati
Komisioneri Publik i qëndroi kërkesës për shkarkim të gjyqtares Alma Brati, ndërsa avokati i Bratit ngriti akuza për njëanshmëri ndaj relatores, akuzoi Komisionerin për standarde të dyfishta dhe kundërshtoi analizën finaciare, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.