Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 18 maj vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-prokuroren e Shkodrës, Esmeralda Ndoci, si dhe të ndalimit të riemërimit të saj në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Vendimi për Ndocin u mor nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Pamela Qirko, […]
Veting
KPK dëgjon pretendimet e ish-prokurores Esmeralda Ndoci
Pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga sistemi i drejtësisë në mars të këtij viti, prokurorja e Shkodrës Esmeralda Ndoci ngriti të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit një sërë pretendimesh për procesin e saj të rivlerësimit. Relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi, pjesë e trupës së kryesuar nga Pamela Qirko me anëtare […]
‘Supozime të gabuara’: ONM kundërshton vendimin e KPK për Kastriot Gramshin
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM i rekomandoi të hënën institucionit të Komisionerit Publik që të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Kastriot Gramshi. Gramshi u konfirmua në detyrë më 25 mars nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Fredes Shulin […]
Kapedani përballet me dyshimet e ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’
Në seancën e katërt dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime për një gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM për dënimin e një personi tjetër të lidhur në Itali për krim të organizuar. Gjatë seancës u bë gjithashtu me dije se bashkëjetuesi i saj ishte […]
KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtares Atalanta Zeqiraj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 16 maj vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Atalanta Zqeiraj. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK në 30 qershor 2021. Nga hetimi administrativ rezultoi se ajo nuk kishte pasuri të paluajtshme, por […]
KPA lë në fuqi përjashtimin 15-vjeçar nga sistemi ndaj prokurorit Petrit Bica
Kolegji i Posaçëm i Apelimit edhe pse gjeti “shkelje të rënda” në procedurat e ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të hënën me shumicë votash të lërë në fuqi vendimin, i cili përjashton prokurorin Petrit Bica nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet. Në leximin e vendimit kryesuesja e trupës Mimoza Tasi tha […]