Institucioni i Komisionerit Publik njoftoi pasditen e të mërkurës më 3 gusht ankimin e ushtruar kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Bledar Bejko. Komisionerja Irena Nino i kërkon Kolegjit që të ushtrojë kontroll në konkluzionet e Komisionit dhe të shkarkojë prokurorin Bejko për probleme […]
Veting
KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e Brunilda Malo (Orhani) për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka gjetur gjatë shqyrtimit të ankimit të ish-gjyqtares së Apelit Korçë, Brunilda Malo(Orhani) se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK nuk e ka kryer kontrollin për pasurinë në përputhje me legjislacionin për vetingun e magjistratëve, me qëllim verifikimin e mundësisë së subjektit dhe të personave të lidhur për të […]
Gjyqtari Arjan Aliaj largohet me dorëheqje nga drejtësia
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 13 korrik të ndërpresë vetingun ndaj gjyqtarit të Tiranës, Arjan Aliaj për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra. Po ashtu, u vendos ndalimi i riemërimit të tij në sistemin e drejtësisë në pozicione që kërkojnë statusin e magjistratit, për një periudhë 15-vjeçare. Në vendimin e arsyetuar […]
Kolegji lë në fuqi shkarkimin e Arjan Balliut
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi në dhomë këshillimi të enjten më 28 korrik të rrëzojë ankimin e gjyqtarit të Apelit Durrës, Arjan Balliu dhe lërë në fuqi shkarkimin e tij nga detyra. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e Adnan Xhelilit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten se kishte rrëzuar ankimin e prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Adnan Xhelili dhe lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për shkarkimin e tij nga detyra. Ankimi në KPA i subjekti u shqyrtua nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarja Ina […]
KPK shkarkon gjyqtarin Emiljano Ruli
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative Emiljano Ruli. Trupa e kryesuar nga Olsi Komici me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin, la të kuptohej se edhe pas rihapjes së hetimeve dhe zbutjes së balancës negative në kriterin e pasurisë, Ruli nuk e kishte provuar të kundërtën e […]






