Prokurori i Tiranës, Adnand Xhelili pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e Adnan Xhelilit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten se kishte rrëzuar ankimin e prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Adnan Xhelili dhe lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për shkarkimin e tij nga detyra.

Ankimi në KPA i subjekti u shqyrtua nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarja Ina Rama si kryesuese, Sokol Çomo relator, si dhe Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj dhe Albana Shtylla anëtare. As Xhelili dhe as përfaqësues i tij ligjor nuk ishin të pranishëm në seancën e njoftimit të vendimit.

Gjatë leximit të vendimit kryesuesja Ina Rama vuri në dukje se Kolegji kishte dalë në të njëjtat përfundime si KPK në lidhje me pasuritë e Xhelilit. Rama tha se ish-prokurori ishte gjetur në mungesë të ardhurash të ligjshme në disa raste, kryesisht në transaksionet për shtëpitë në Tiranë dhe Borsh.

Xhelili i kishte kërkuar trupit gjykues kthimin e tij në detyrë, duke këmbëngulur se veç shkeljeve procedurale KPK nuk kishte arritur në përfundimin e duhur. Ai i tha Kolegjit se kërkonte rikthim në detyrë për shkak sedrës profesionale dhe dinjitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *