Foto ilustruese e KPA
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e Dhurata Haverit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 15 mars të lërë në fuqi vendimin e Komisonit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri. Sipas kryesuesit të trupës së Kolegjit Sokol Çomo, i cili shpalli vendimin, Haveri nuk kishte arritur të provonte të kundërtën e të gjitha gjetjeve të KPK-së për kriterin e pasurisë.

Dhurata Haveri u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 29 shtator 2019, pasi u konstatua mungesë e burimeve të ligjshme për një numër asetesh të deklaruara dhe se kishte kryer deklarim të rremë për kostot e shkollimit të vajzës.

Vendimi i Komisionit u ankimua nga Haveri, e cila ndër të tjera kërkoi në KPA që të administrohej si provë dëshmia e një të afërmi për një hua që kishte marrë prej tij. Megjithëse Kolegji e administroi dëshminë e kërkur nga Haveri si dhe provat e dorëzuara prej tij, u vlerësua se subjekti nuk e lundërshtoi dot barrën e provës për pasurinë.

Dhurata Haveri e ka filluar karrierën si gjyqtare në vitin 1991 në Gjykatën e Shkodrës. Ajo është emëruar gjyqtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në vitin 2004 dhe prej 15 vitesh ushtroi detyrën në të njëjtin institucion. Haveri ka qenë kandidate për Gjykatën e Lartë si dhe anëtare e Kolegjit Zgjedhor në vitin 2011. Ajo ka qenë gjithashtu eksperte në Shkollën e Magjistraturës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *