Skeda e pasurisë së deklaruar – Flora Reka – Prokuroria e Durrësit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Flora Reka – Prokuroria e Durrësit

Prokurorja Flora Reka e Prokurorisë së Rrethit Durrës do të përballet të mërkurën më 16 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Flora Reka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1988. Ajo punon prej më shumë se dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Durrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurorja Flora Reka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.  [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja e Durrësit, Flora Reka.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurorja Flora Reka deklaronte pasuri me vlerë 2.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 37.6 milionë lekëve.

Znj. Reka zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 32.1 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.5 milionë lekësh, automjet me vlerë 1.3 milionë lekë si dhe kursime të akumuluara në cash prej 1.3 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.5 milionë lekë, nga të cilat 43 për qind kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i prokurores, 35 për qind nga të ardhurat nga paga apo biznesi i familjarëve, gati 12 për qind nga të ardhurat nga qiraja dhe 8.6 për qind nga shitja e pasurisë së paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Flora Reka në vitin 2005 deklaron blerjen e një apartamenti banimi në Durrës me vlerë 70,000 euro, me burim financimi 3,300,000 lekë të ardhura nga shitja e një apartamenti ekzistues, 31,000 euro kredi bankare, 10,000 euro detyrim i pashlyer ndaj firmës së ndërtimit si dhe rreth 480,740 lekë dhurata në cash nga familjarët.

Në vitin 2008, subjekti deklaron shlyerje në vlerë 14,395 euro të kredisë bankare, duke rezultuar me burime financiare të pamjaftueshme  prej 337,413 lekësh për të mbuluar këto shpenzime, pavarësisht të ardhurave vjetore të deklaruara.

Në vitin 2016 deklarohen shtesa pasurie të paluajtshme të trashëguara nga nëna e subjektit; ¼ pjesë e një apartamenti banimi në Tiranë me vlerë totale prej  20,805,000 lekësh dhe një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 51m2 në emër të djalit të subjektit, ende i pavlerësuar.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *