Prokurori Arjan Xhaferraj në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

Prokurori Arian Xhaferraj konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 15 mars vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit të Vlorës Arian Xhaferraj. Vendimi për konfirmimin e Xhaferrajt u mor unanimisht nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Suela Zhegu, me anëtare Etleda Çiftjan dhe relatore Alma Faskaj.

Gjatë seancës dëgjimore të premten më 11 mars, Xhaferraj u pyet dhe dha shpjegime për gjetjet në kriterib e pasurisë dhe për profesionalizmin.

Arian Xhaferraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore. Prej vitit 2015, ai e ushtron funksionin e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *